“Vogëlushja” Erza Muqolli performon me yjet e Francës (video)

Erza është padyshim një nga emrat e rinj më premtues në fushën e muzikës ndërkombëtare.

Së fundi Erza ka performuar me yjet e Francës në televizionin francez, me një këngë që i dedikohet festës së vitit të ri. Këngë kjo që duket se është pritur mjaft mirë nga publiku.

Pak kohë më parë Erza arriti të ndajë skenën me Patrick Bruel, i cili është njëri nga këngëtarët dhe tekstshkruesit me të famshëm francezë. Më poshtë mund të shihni videon e plotë të performancës.