Von Cramon s’pajtohet me Lajçakun: Ndryshimi i Kushtetutës s’na çon gjëkund

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka dalë kundër deklaratës së emisarit të BE-së, Mirosllav Lajçak, rreth ndryshimit të Kushtetutës për ta përshtatur për një Asociacion me kompetenca ekzekutive.

Ajo në një postim në Twitter tha se ndryshimi i Kushtetutës nuk çon gjëkundi.

“Nuk pajtohem me lëvizjen e fundit të Mirosllav Lajçak. Nuk mendoj se të flasësh për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës na çon diku”.

Viola von Cramon gjithashtu u pajtua me deklaratën e ambasadorit të Gjermanisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Christoph Heusgen, që tha për ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq, po flet shumë për për krime ndaj serbëve, por asnjëherë për krimet që janë kryer ndaj shqiptarëve në 1998-99.