Vonesa për miratimin e buxhetit për 2020, njohësit e ekonomisë e cilësojnë të rrezikshëm

Rinumërimi i votave nga zgjedhjet e 6 tetorit ka vonuar edhe formimin e institucioneve.

Në mungesë të funksionimit të Qeverisë e Kuvendit, edhe Projektligji për Buxhetin e vitit 2020 rrezikon të mos miratohet me kohe, raporton KTV.

Një gjë e tillë po shihet si e dëmshme për vendin.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, Ministria e Financave ka hartuar një draft të këtij ligji, që pritet të miratohet nga Qeveria në largim.

E nga ky institucion, deri më 31 tetor do të duhej të kalonte në Kuvend për miratim përfundimtar.

Por, në mungesë të funksionimit të Kuvendit rrezikon të dështojë që të miratohet ky projektligj sipas afateve të rregullta.

Mirëpo, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave publike, lejohet që ligji i vitit të kaluar fiskal të zbatohet edhe në vitin pasues.

Ndërkohë, që për shkak të mungesës së Kuvendit, sipas Arian Zekës nga Oda Ekonomike Amerikane, kanë mbetur edhe shumë ligje të tjera të pamiratuara, që kanë ndikim në ekonominë e vendit.

Në anën tjetër, korniza ligjore parasheh që Ligji i Buxhetit të vitit përkatës fiskal të miratohet para fillimit të atij viti.

Mirëpo, në rast se një gjë e tillë nuk ndodh, buxheti i vitit të kaluar, lejohet të shfrytëzohet vetëm tre muaj.