Vrapojnë “babadimrat”,këtë vit do të ndihmohen 700 familje  

Të veshur si babadimra me qindra persona vrapuan në mini maratonën “Vrapo Babadimër”, si rezultat i së cilës do të ndihmohen 700 familje në nevojë. Paratë e mbledhura nga shitja e kostumeve do të shkojnë për të blerë pako ushqimore dhe gjësende festive, për t’i dalë në ndihmë familjeve në nevojë gjatë festive të fundvitit.

Organizatori i nga OJQ “Projekti 5Cent”,  Jusuf Islami, tha se këtë vit po shënohet edicioni i katërt i kësaj iniciative, për çka sipas tij janë kaluar të gjitha pritshmëritë.

Ai shpreson se në vitin e ardhshëm, kur do të jetë edicioni i pestë i kësaj iniciative, do të ketë edhe shumë vullnetarë të tjerë të cilët do të marrin pjesë në mini maratonën “Vrapo Babadimër”.

Liza Gjanbazi, tetë vjeçare e di mirë pse sot është bërë pjesë e këtij vrapimi.

Pas përfundimit të mini maratonës, nga sheshi “Zahir Pajaziti”, u shpërblyen fituesit nga fëmijët dhe të rriturit.

Njomza Rrahmani ka fituar vendin e parë në kategorinë e vajzave.

E në mesin e pjesëmarrësve pati edhe fëmijë me nevoja të veçanta. Po ashtu, u ndanë certifikata edhe për kompanitë dhe institucionet që përkrahën maratonën.

Duke iu bashkangjitur këtij aktiviteti, Kosova bën pjesë në 60 vende të botës në të cilat mbahet kjo minimaratonë me karakter bamirësie./KosovaPress/