Vrasja brutale e çiftit në Ekuador: Autorët e krimit përdorën veturë me targa shqiptare

0
193

Ulqinakët Fadil Kaçaniq 64 vjeç dhe gruaja e tij Fatimja 63 vjeçe janë likuiduar brutalisht në Ekuador, shtetin e largët të Amerikës së Jugut.

Mediat atje shkruajnë se trupat e tyre të pajetë u gjetën më 16 mars në shkurre, 22 kilometra nga shtëpia ku jetonin.

Mediat lokale raportojnë se ka të ngjarë të jetë një vrasës profesionist dhe se hetuesit po kërkojnë për dy burra, të cilët në mënyrë të rrejshme u paraqitën si policë.
Nga kamerat e sigurisë që kanë incizuar vrasësit, oficerët e rremë policorë arritën me veturë me targa regjistrimi shqiptare.

Tani për tani, nuk dihet nëse Kaçaniq dhe gruaja e tij u vranë në shtëpi ose në vendin ku u gjetën trupat.
Mediat thonë se Kaçaniq u likuidua me tre plumba, ndërsa gruaja e tij me një objekt të fortë.

Kaçaniq ishte dënuar në Ekuador për trafik droge për disa vjet dhe, siç shkroi media atje, ai u akuzua gjithashtu për grabitje. Ai u lirua kohët e fundit nga burgu.

Kaçaniq i pranishëm në vendin ku në nëntor të vitit të kaluar ishte vrarë një shqiptar tjetër.

Sipas policisë ekuadoriane, kjo nuk është vrasje e zakonshme, pasi dyshohet për lidhje me krimin e organizuar. Kjo nuk është hera e parë që shqiptarët janë pre e atentateve dhe përplasjeve në Ekuador, pasi në 2016 Ilir Hidri u qëllua për vdekje po në Guayaquil, ndërsa Remzi Azemi ishte plagosur. Të gjitha rastet dyshohet se kanë shkak përfshirjen në trafikun e kokainës./ilirida/