Vrasja e 50-vjecarit në Fier, policia: Gruaja ka parë gjithkca…

Stetasi Ahmet Toska, 50-vjeç eshte vrarë mëngjesin e sotëm në Fier. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:00, në lagjen “Sheq i Madh”. Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin Ahmet Toska, 50 vjeç banues në te njejten zone.

Ky i fundit është vrarë me armë zjarri, pranë banesës së tij, ndërsa dëshmitare është bërë gruaja e tij, e cila ka parë të gjithë skenën.

Autori menjehere pas krimit është larguar, ndërsa ulërimat e gruas kanë alarmuar lagjen.

Viktima ishte duke përcjellë gruan e tij për në punë, ashtu si për çdo ditë, ndërkohë që një person i paidentifikuar e ka qëlluar me armë zjarri nga afër, në kokë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje daljet e qytetit dhe po vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë Fier dhe FNSH Fier.

Lini një Përgjigje