Vrasja e 62-vjeçarit te Liqeni, Policia: Kemi identifikuar autorin

0
298

Policia ka dalë me një komunikatë zyrtare lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot rreth orës 18:15 te Liqeni Artificial.

Mësohet se shtetasi i qëlluar me armë, duke humbur për pasojë jetën, është një 62-vjeçar me inicialet H.B.

Ndërkaq, Blutë kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

Deklarata e policisë

Tiranë

Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, tek Liqeni Artificial, është vrarë me armë zjarri, shtetasi H. B., 62 vjeç.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij./shekulli