Vriten edhe dy komandantët vëllezër në Irak, miq të gjeneralit Qassem

0
363

Një konvoj që mbante anëtarë të profilit të lartë të Forcave të Mobilizimit Popullor të Irakut (PMF), një grup ombrellë e milicisë së mbështetur nga Irani, u godit nga një sulm ajror ndërsa udhëtonte në Bagdad.

Sulmi në tre vetura u godit në veriun e kryeqytetit irakian në rrethin e al-Taji, sipas një burimi ushtarak nga Iraku, raporton Reuters, përcjell IndeksOnline.

Mes 6 të viktimave bëhet fjalë për një figurë të rëndësishme. Sipas raporteve ende të pakonfirmuara, thuhet të jetë Shlb al-Zaidi, komandanti i milicisë “Kataib Imam Ali” dhe vëllai i tij, poashtu komandant ne PMF.

Disa raporte lokale thonë se sulmi ajror synoi udhëheqësin pro Iran të “Asa’ib Ahl” i njohur si Al Khaz’ali. /Fokusi.info/