Vritet 62 vjeçari te Liqeni

0
378

Një 62-vjeçar nga Fieri është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur te Liqeni Artificial i Tiranës, ndërsa viktima është shtetasi me inciale H.B.

Paraprakisht dyshohet për një atentat, pasi ndaj tij është qëlluar me armë zjarri nga një makinë nga dy persona të maskuar.

62-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë. Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, por si pasojë e plagëve të marra ka vdekur.

“Rreth orës 18:15, tek Liqeni Artificial, është vrarë me armë zjarri, shtetasi H. B., 62 vjeç”, njoftoi policia.

Policia bën të ditur se ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij, raporton oranews.