Vritet një 27 vjeçar në Prishtinë

Një 27 vjeçar është vrarë para pak minutave në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurororisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka

“Tash na njoftuan, prokuroria po shkon në vendin e ngjarjes. Te shkolla Teknike në Prishtinë ka ndodhur. Viktima është 27-vjeçar. Nuk dihet motivi”, tha Beka për Gazetën Express

Ndryshe, shtatë ditë më parë në Ferizaj u vra edhe një 25-vjeçar nga Ferizaj Meriton Aliu. Dyshohet se Aliu u vra për shkak të një hakmarrjeje mes familjes së tij dhe të dorasit.