Vritet një 35 vjeçar në Suharekë, dyshohet se u vra nga plaçkitësit

0
108

Personi i cili u gjet pa shenja jete në një kazino të Suharekës dyshohet se është vrarë nga plaçkitësit.

Klan Kosova ka mësuar se emri i viktimës është J.A., i cili është i moshës 35 vjeçare.

Gjatë plaçkitjes personat e dyshuar i kanë marrë me vete edhe kamerat e vëzhgimit.

 

Dyshohet se grabitja është kryer sot rreth orës 9:00 të mëngjesit.

Autoritetet e sigurisë e kanë dërguar trupin e pajetë të viktimës për në obduksion.