Vuçiç tenton destabilizimin e Ballkanit? Haradinaj e sulmon

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka sulmuar sot presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç, duke thënë se ai dëshiron destabilizimin e Ballkanit duke detyruar serbët të largohen nga pozitat e tyre në institucionet e Republikës së Kosovës, përfshirë këtu edhe deputetët e Listës Serbe.

“Pasi dështoi për të destabilizuar Ballkanin përmes idesë së korrigjimit të territoreve, Vuçiç tashmë po tenton të destabilizojë rajonin duke iu kërkuar zyrtarëve serb të lenë postet e tyre publike”, ka shkruar Haradinaj.

Kreu i qeverisë së Kosovës kërkoi nga BE që të reagojë kundër kësaj prirjeje të rrezikshme të Vuçiçit.

“BE-ja duhet të reagojë kundër një përpjekje të tillë të rrezikshme”, ka shtuar Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se ai po kërkon investime nga Volkswageni i Gjermanisë, derisa në anën tjetër po e minon sigurinë dhe paqen në rajon.

“Presidenti Serb, Vuçiç, po kërkon investime të mëdha nga Gjermania (Volksvagwen), dhe në të njëjtën kohë po e minon paqen dhe stabilitetin në rajon dhe Kosovë. Kjo hipokrizi duhet të ndalet”, ka thënë në një reagim të dytë në llogarinë e tij në twitter”, Ramush Haradinaj

Lini një Përgjigje