Vuçiq: Kam frikë nga situata në Kosovë

0
438

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq komentoi një paralajmërim britanik për shtetasit përkatës, që të mos udhëtojnë në veri të Kosovës për shkak të situatës së atjeshme.

Vuçiç tha se ai po e përsërit çdo ditë faktin se nuk po ka zgjidhje për problemin e Kosovës.

“Prandaj është e rëndësishme që të arrijmë një kompromis, por është e qartë se nuk kemi të bëjmë fare me të, për fat të keq”, tha Vuçiq.

Zyra e Jashtme britanike lëshoi ​​një deklaratë duke u bërë thirrje shtetasve të vet që përveç rasteve të domosdoshme, të mos udhëtojnë në Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq dhe pjesën veriore të Mitrovicës. /tesheshi.com/