Vuçiq sot kërkon ndihmë nga Merkel për çështjen e Kosovës

0
459
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel sot në orën 16:00.
Siç është njoftuar edhe më parë të dy bashkëbiseduesit do të flasin edhe për Kosovën. Ky është takimi i tyre i 15-të duke përfshirë edhe kohën kur Vuçiq ishte kryeministër.
Ai ka thënë se Merkel është shumë serioze dhe për të biseduar me të duhet të përgatiten pyetje në mënyrë që të kuptohet se çfarë dëshiron Gjermania.
Presidenti serb ka theksuar se Serbia nuk është e kënaqur në lidhje me disa nga vendimet e BE-së dhe për këtë arsye do të vazhdojë t’i kërkojë Merkelit për ta ndihmuar.
“Sigurisht se do të diskutohet për Kosovën, por edhe për ekonominë” është shprehur Vuçiq gjatë qëndrimit në Davos ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.
Në të njëjtin Forum është prezent edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi i cili udhëtoi dje nga Kosova.