Vuçiq: Ma gjeni dikë që mund t’ia ndërrojë Amerikës qëndrimin për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se është naive të besohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ndryshojnë qëndrimin e tyre për Kosovën.

“Kush mund të presë që kjo superfuqi ta ndryshojë qëndrimin e vet, është naiv. SHBA e ka njohur Kosovën si të pavarur dhe nuk mendoj se është e mundur që të ndryshojë qëndirmin”, ka thënë Vuçiq para gazetarëve, transmeton Klan Kosova.

“Nëse mendoni se ka një emër, një gjeni që mund të vijë në pushtet dhe ta ndryshojë vendimin e Amerikës, ma thuani atë emër që ta sjellim këtu menjëherë dhe ta zgjidh çështjen”.

“Nuk do të jetë e mundshme”, ka shtuar ai.