Vuçiq: Ne do të marrim pjesë në bisedime në Uashington

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq konfirmoi pjesëmarrjen e Serbisë në takimin e 2 shtatorit në Uashington.

“Serbia nuk është në një pozitë dhe nuk do të ishte mirë t’i refuzojë bisedimet. Ne do të marrim pjesë në bisedime dhe temat, me sa kam biseduar me Grenell, janë ekonomike. Këto janë tema të mira”, tha Vuçiq në një intervistë për televizonin Pink të Serbisë.

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell tha se më 2 shtator ka thirrur në takim në Shtëpinë e Bardhë, liderët e Kosovës dhe Serbisë, por nuk dha detaje se cilat do të jenë temat që do të bisedohen në të.

Presidenti Vuçiq po ashtu tha se nuk e di se pse Grenell në lajmërimin e tij ka përdorur fjalën “negociata” dhe jo “bisedime”, dhe se kjo është një pyetje për. Ai shtoi se pozicioni i Serbisë është që të bisedohet me palën tjetër, edhe pse SHBA-ja, administrata e Brukselit zyrtar dhe një numër i madh i shteteve të BE-së, e shohin Kosovën dhe Serbinë si dy shtete të pavarura.