Vuçiq nga Tirana: Me marrëveshjen e re, shqiptarët dhe serbët do të bëhen kombe të mëdha

0
404

Vuçiq ka theksuar se nuk ka forcë që mund ta detyrojë Serbinë për të vepruar në kundërshtim me interesat e tyre kombëtare.

“Ne po hyjmë në një fazë të vështirë. Rezultatet janë të tilla, asgjë nuk do të jetë e lehtë. Detyra jonë është të vazhdojmë të punojmë”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, është e lehtë të gjendet arsye për të qenë kundër marrëveshjeve.

Po ashtu, Vuçiq ka shtuar se shqiptarët ende duhet të flasin për të ardhmen.

“Serbët dhe shqiptarët do të jenë kombe më të mëdha në 100-200 vitet e ardhshme, në qoftë se ne mund të bëjmë diçka për të ardhmen”, ka përfunduar ai.