Vuçiq: Njerëzit në Serbi janë kundër marrëveshjes (kompromisit) pa ditur çka ka në të

0
263
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq sërish ka cituar kancelaren gjermane sipas së cilës kompromisi është fitore e jo humbje – teksa ka folur për dialogun me Kosovën dhe marrëveshjen finale që mund të arrihet mes dy vendeve .
Pas takimit me presidentin slloven, në një konferencë për media, Vuçiq ka thënë se në Serbi njerëzit gjithherë e më pak duan të arrihet një zgjidhje për çështjen e Kosovës.
Sipas tij, ata i frikësohen kompromiseve që mund të arrihen mes dy vendeve.
Madje, Vuçiq, thotë se shumica konsideron se është mirë që të mbetet kjo gjendje që është tash, porse druan se do të jetë gjithnjë e më keq nëse nuk gjendet tash një kompromis.
“Duhet t’i kuptojmë edhe interesat shqiptare, por edhe bota i ka dëshirat e saj, është shprehur Vuçiq në konferencën para gazetarëve, duke shtuar se është ngushtuar hapësira për arritjen e kompromisit, meqë të gjithë janë kundër saj, ndonëse as që e kanë parë”, dhe alternativë nuk kanë ofruar, ka thënë Vuçiq