Vuçiq: Nuk e pranojmë Dijana Ziviqin për Ministre të Bujqësisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka emëruar sot Dijana Zhiviqin ministre të Bujqësisë.

Pas këtij emërimi ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili për emërimin e Zhiviqit ka thënë se Haradinaj e ka bërë ministre “serben private”, dhe Serbia këtë nuk do ta pranojë, shkruan “B92”.

Vuçiq ka theksuar se Haradinaj i ka zgjedhur “serbët privatë” për ministër të vet, kështu duke e cilësuar si fyerje për Serbinë.

“Është e pamundur të durohen çdo ditë të gjitha fyerjet e mundshme, ashtu siç është kjo e fundit kur Ramush Haradinaj zgjedh serbët privatë për ministër të vet të cilët askush nuk i ka zgjedhur për të treguar se është i gjithëfuqishëm. Serbia këtë nuk do ta pranojë, do ta ruajë dinjitetin dhe popullin e vet e do të përpiqemi ta ruajmë stabilitetin e paqen me çdo çmim, por nuk do të lejojë që të nënçmohet populli ynë dhe mos o Zot, të sulmohet ai”, ka thënë Vuçiq.

Këto komente Vuçiq, i bëri pas emërimit të Dijana Zhiviqit në krye të Ministrisë së Bujqësisë nga kryeministri Haradinaj.