Vuçiq: Shqiptarët po e bëjnë gabimin që e bëmë ne në vitet e 90-ta

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka folur rreth dialogut të Brukselit për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Siç shkruan ‘rts’, Vuçiq ka thënë se shqiptarët aktualisht nuk e dinë se çfarë po duan, dhe se po e bëjnë gabimin që Serbia e kishte bërë gjatë viteve të 90-ta.

“Mendoj se shqiptarët nuk e dinë se çfarë po duan, dhe mendoj që ne e dimë një gjë të tillë për herë të parë. Shqiptarët po e bëjnë gabimet që ne i kemi bërë gjatë viteve 1990”, ka thënë Vucic.

Ndër të tjera ai ka thënë se është më mirë që të ketë edhe 100 vjet bisedime, se sa një ditë luftë.

“Pavarësisht se çfarë jemi, ne nuk jemi budallenj. Më mirë 100 vjet bisedime se sa luftë për një ditë”, ka thënë ndër të tjera presidenti serb, transmeton Gazeta Express.

Sa i përket idesë së korrigjimit të kufijve, Vucic ka thënë se është një ide e cila mund të dërgoj në zgjidhje, por që aktualisht nuk ka asgjë të qartë pasi që Gjermania nuk e përkrah një nismë të til