Vuçiq si më 1999: “Reçakun e fabrikoi Vokeri”

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq mbështeti deklaratat e ministrit të shkarkuar serb Ivan Todosijeviq nga Kryeministri Ramush Haradinaj pikërisht për të njëjtën deklaratë.

Me të njëjtën retorikë vazhdoi edhe presidenti serb sikur anëtari i Listës Serbe, duke deklaruar se Todosijeviq u shkarkua nga posti “vetëm se po thoshte të vërtetën për Reçakun, edhe pse sot të gjithë e dinë që ishte fabrikim nga William Walker”.

Aleksandar Vuçiq vazhdoi me aludime si:

” thuajse ata janë burra të mirë, që luftuan për liri kundër disa kriminelëve, sikur Todosijevic të ketë ka vrarë 19 dëshmitarë e jo dikush tjetër” .

Vuçiq vazhdoi duke u shprehur se gjithë kjo ka për qëllim që serbëve në Kosovë të i ndalohet mendimi dhe shprehja, vetëm atyre që u shërbejnë interesit të tyre u lejohet.

Vuçiq përfshiu edhe ndërkombëtarët në këto duke thënë për kosovarët se ata kanë përkrahjen e SHBA-ve dhe disa vendeve perëndimore, dhe kërkojnë serbë të dëgjueshëm që nuk do të përmendin Serbinë asnjëherë.

Poashtu, paralajmëroi se “çdo bëjnë shqiptarët në Kosovë e bëjnë për bashkimin e shqiptarëve,

Lini një Përgjigje