Vulin: Çka iu lejohet shqiptarëve, s`mund t`iu ndalohet serbëve

0
226

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë Aleksandar Vulin ka komentuar marrëveshjen e arritur të enjten në Tiranë mes përfaqësuesve të partive shqiptare të Luginës së Preshevës, sipas së cilës ata do të përfaqësohen me një program në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Serbisë.

Vulin thotë se kjo marrëveshje nuk ishte e ndaluar dhe shtoi se ajo që u lejohet shqiptarëve nuk mund t`i ndalohet serbëve.

“Qytetarët e etnisë serbe kanë të drejtë të lidhen dhe të organizohen politikisht. Serbia është një vend i lirë dhe ndryshe nga shumica e vendeve në rajonin e saj, respekton dhe promovon të drejtat e pakicave”, tha Vulin në një deklaratë me shkrim të shpërndarë mediave serbe, transmeton Klan Kosova.