Vushtrria barazon ndaj Lirisë

0
99

Klubi Futbollistik “Vushtrria” ka fituar penallti ndaj Lirisë, shkruan Fokusi.info.

Skuadra e Vushtrrisë ka barazuar rezultatin 1 – 1 ndaj Lirisë.

Skuadra vushtrriase fitoi penallti në minutën e 53-të të takimit, pasi lojtari kundërshtar preku topin me dorë. Gjyqtari pas shikimit të VAR-it i dhuroi Vushtrrisë penallti.

Labinot Osmani mori përsipër ekzekutimin e penalltisë. Sulmuesi i rrezikshëm ishte i saktë nga penalltia për të barazuar rezultatin.