Vushtrria dhe Norwalk (Iowa) i SHBA-së lidhin marrëveshje binjakëzimi

Në një ceremoni të zhvilluar në kalanë e qytetit të Vushtrrisë,  ku kanë marrë pjesë përfaqësues të lartë të Shtetit dhe ushtrisë së Iowa-së të SHBA-së, si dhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, komandanti i FSK-së, gjeneral Rrahman Rama, të enjten mbrëma është nënshkruar marrëveshja e binjakëzimit mes qytetit të Vushtrrisë dhe atij Norwalk të SHBA-ve.
Kjo marrëveshje është nënshkruar mes kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe kryetarit të qytetit Norwalk, Tom Philips, të cili po ashtu i është dorëzuar njëherit edhe çelësi i qytetit të Vushtrrisë, pasi që nga Kuvendi i Komunës , është shpallur “Qytetar nderi” i Vushtrrisë.
Këtë marrëveshje, Tahiri e ka vlerësuar shumë të rëndësishme për qytetarët, fermerët, bizneset dhe nxënësit e Vushtrrisë.
Derisa homologu i tij nga qyteti i Norwalkut tha se ekipi i tij kanë punuar plotë dy vite për të ardhur deri te zyrtarizimi i kësaj marrëveshje.
Ai ka thënë se me këtë marrëveshje synojnë që të arrijnë bashkëpunim konkret dhe përfitime në zhvillimin ekonomik, lidhje mes dy qeverive komunale, edukim e fusha tjera.

Fotografia e Xhafer Tahiri

Fotografia e Xhafer Tahiri

Fotografia e Xhafer Tahiri

Fotografia e Xhafer Tahiri