Vushtrria e deklasoi Dritën në basketboll

Vushtrria e ka deklasuar Dritën në basketboll me rezultat të thellë  86:58.

Vushtrria, e cila garon në Ligën e Parë të Basketbollit, arriti një fitore tepër të rëndësishme , për të shpresuar në kualifikim të Play Off-it.

Vushtrria shënoi fitoren e tretë, kurse ka pesë humbje dhe gjendet në pozitën e pestë.

Edhe Drita ka bilanc të njejtë sikurse Vushtrria, por forma e tyre nuk është edhe aq e mirë, ngase në gjashtë ndeshje të fundit, kanë pësuar pesë herë.