Vushtrria e gatshme për protestë

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Shoqata e ish të Burgosurve Politikë të Kosovës,  do të organizojnë protestë gjithëpopullore në Prishtinë me datën 9 korrik 2020 me moton: “Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare”, shkruan Fokusi.info.

Ndërkohë që OVL UÇK – dega në Vushtrri i është përgjigjur pozitivisht thirrjes për protestë.

Me moton: “Çlirimtarët nuk dënohen!”, “Ju jeni vetë liria!”, dega e Vushtrrisë ka njoftuar se janë të gatshëm për të protestuar në mbrojtje të luftës çlirimtare./Fokusi.info/