Vushtrria humb pas ekzekutimit të penalltive, Flamurtari mbetet në Superligë

Penalltitë ishin ato të cilat përcaktuan skuadrën, e cila do qëndrojë edhe vitin e ardhshëm në Superligen e Kosovës në futboll e ajo është skudra e Flamurtarit. Vushtrria është mposhtur në penallti 5-6 nga Flamurtari në ndeshjen e barazhit.

Në 90 minutat e zhvilluara në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas nuk pati fitues dhe ndeshja përfundoi me rezultat 1 me 1.

Skuadra e Vushtrrisë filloi më mirë ndeshjen duke pasur një rast ideal, por shtylla ishte ajo që ndali goditjen e sulmuesit të Vushtrrisë.Iishte skuadra e Flamurtarit ajo që shënoi në pjesën e parë me anë të Almir Ajrezaj, i cili shënoi një gol me një goditje nga larg.

Më pas skuadra e Vushtrrisë u mundua gjatë gjithë kohës të barazoi rezultatin, por ishte e pamundur që kjo të ndodhë gjatë pjesës së parë.

Vushtrria edhe në pjesën e dytë u mundua të barazojë rezultatin me të gjitha forcat,  kurse atë e arriti në minutën e 84-të me një super gol të shënuar nga Jetmir Topalli.

Në dy vazhdimet nga 15 minuta gola më nuk pati dhe kështu ndeshja shkoi drejt penalltive.

Në penallti skuadër më e mirë ishte skuadra  e Flamurtarit, duke arritur të shënoi të gjitha penalltitë, ndërsa  Dragusha humbi të vetmën penallti për Vushtrrinë.

Lini një Përgjigje