Vushtrria marshon sigurt drejt Superligës (Video)

Vushtrria me fitoren e arritur, e ka shfrytëzuar shumë mirë humbjen e Besës, dhe tashmë ata janë larg vendit të dytë hiç më pak se 8 pikë.

Pesë xhiro para fundit të sezonit, me fitore minimale 1 – 0, por jashtëzakonisht të rëndësishme ndaj Fushë Kosovës, Vushtrria i është afruar edhe më shumë Superligës.

Ishte Ilir Izmaku, i cili në minutën e 85-të realizoi golin e fitores nga penalltia, për t’i dhënë festën e çmendur publikut në stadiumin ‘Ferki Aliu’.