Vushtrria në gjysmëfinale të kupës, eliminon Gjilanin

0
303

Pas Drenicës dhe Vëllaznimit, gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës tashmë e ka siguruar edhe Vushtrria. Klubi vushtrrias e mposhti Gjilanin me rezultat 1-0.

Heroi i ndeshjes për vushtrriasit ishte Jetmir Topalli, i cili shënoi pas asistimit nga Daut Maxhuni në minutën e 36-të të ndeshjes, ndërsa ky gol doli të ishte i vetmi i takimit, për të kaluar kështu në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, shkruan Borozani.

Në minutën e 2-të të kohës shtesë, Betim Haxhimusa i vendasve u ndëshkua me karton të kuq për shkak të protestave, mirëpo kjo nuk ndikoi në epilogun final të ndeshjes.

Për shkak të fushës së papërshtatshme për lojë në Gjilan, falë motit të keq dhe faktit që Drita luajti në atë terren 24 orë më parë, ndeshja e sotme mes Gjilanit e Vushtrrisë u zhvillua në stadiumin me bar sintetik në Ferizaj, stadium i cili doli të ishte me fat për skuadrën e Vushtrrisë”, raporton Borozani

Kundërshtarin e gjysmëfinales Vushtrria do ta kuptojë pas shortit, ndërsa siç dihet gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës zhvillohen sipas sistemit vajtje-ardhje.