Vushtrria përfiton 100 mijë euro nga shitja e Rashicës në Werder, e jo 300 mijë euro

Klubi vushtrrias “Vushtrria” do t’i përfitojë 100 mijë euro nga kalimi i Milot Rashicës nga Vitesse në Werder Bremen, e jo 300 mijë euro qysh është kalkuluar deri më sot.

Ishte folur më herët se Vushtrria do të përfitonte rreth 300 mijë euro, por ata me anë të një komunikate për media kanë shpjeguar gjithçka.

Skuadra kosovare do të përfitojë 100 mijë euro në tre këste, ku e fundit do të jetë në muajin tetor.

Milot Rashica gjatë afatit kalimtar të dimrit u largua nga Vitesse, për të kaluar në Bundesligan gjermane të skuadra e Werder Bremenit.