SPORT Vushtrria triumfoi ndaj Kikës (Video) 03/03/2019 - 16:21 855 FacebookTwitterViberWhatsApp Skuadra “Vushtrria” ka triumfuar ndaj skuadrës “Kika” me rezultat 2-1 në xhiron e 18-të, të Ligës së Parë, shkruan Fokusi.info. Vushtrria kaloi në epërsi në minutën e 65-të përmes Shqipdon Ademit. Golin e dytë vushtrriasit e shënuan në minutën e 75-të përmes sulmuesit, Labinot Osmani. Kurse, mysafirët e ngushtuan epërsinë në fund të ndeshjes për 2-1. Ky ishte edhe rezultati përfundimtar. Më poshtë gjeni videon e ndeshjes, të cilën na e ka dërguar një lexues i yni./Fokusi.info/.