Vushtrria triumfon kundër Bashkimit

Viktimë e radhës për ekipin e vushtrriasve ka qenë Bashkimi i Koretinit sot, që përkundër luftës, në fund nuk arriti t’i bëj ballë vendasve. Vushtrria e ka mposhtur Bashkimin me rezultat 2-1 në stadiumin “Ferki Aliu” nën prezencën e mbi 2000 shikuesve.

Ka qenë Bashkim Shala që i dha epërsinë e shpejt Vushtrrisë në minutën e 9-të. Mirëpo, mysafirët barazuan në minutën e 15-të.

 

Është dashur që të dalë në skenë mesfushori tjetër i ekipit, Jetmir Topalli, në fillim të pjesës së dytë për të shënuar golin e fitores dhe tre pikëve të rëndësishme të Vushtrrisë.

Vushtrria tani ka 42 pikë, dy pikë më pak se vendi i dytë Ballkani (44 pikë) dhe katër pikë  më pak se KEK-u që është në vendin e parë me 46 pikë.

Vushtrria ndeshjen e radhës luan kundër Trepçës në Mitrovicë.

Në anën tjetër, Bashkimi i Koretinit ndeshjen e radhës e luan në shtëpi kundër Ballkanit.

Lini një Përgjigje