Vushtrria vërshohet nga reshjet e shiut

 

Bashkë me reshjet e shiut në këtë fundjavë janë rikthyer edhe problematikat në Vushtrri . Fshatrat e Vushtrrisë  janë izoluar nga përmbytjet e ujit. 

Sipas qytetarëve uji ka depërtuar edhe brenda shtëpive të tyre duke u dëmtuar edhe gjërat brenda në shtëpi.

E gjitha kjo ka bërë që Vushtrria të përballet edhe me reduktime të ujit, për shkak se është turbulluar uji dhe nuk është i pijshëm.

Për këtë çështje drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike,Sedat Rashica ka njoftuar për reduktime të ujit.

Ja postimi i tij në Facebook:

“Të nderuar qytetarë!
Pas dakordimit mes Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe KRU Mitrovica – Njësia Operative – Vushtrri, ju njoftojmë se jemi të obliguar që të bëhen redukime te ujit për gjithë qyetarët e Vushtrrisë.
Pas reshjeve te fundit te shiut si dhe ngritja e temperaturave aktuale ka bërë që uji nga furnizohet qyteti ynë të jetë ne nivel te lartë të NTU, prandaj jemi obliguar që të ndërprehet prodhimi për një kohë te shkurtër.
Shpresojmë se turbullirat nuk do te zgjatin dhe do ti kthehemi prodhimit.
Me respekt SR”