Vushtrriasi që postonte armë në fb arrestohet nga policia

0
287

Të enjten pasdite, në fshatin Bequk në Vushtrri, nga Policia është konfiskuar një armë gjuetie. Policia pas identifikimit të një fotografie e cila është postuar në rrjetet sociale, ku shihet një mashkull me një armë, ka arritur të lokalizojë dhe ta arrestojë personin e dyshuar: E.M., 48-vjeçar.

Si provë materiale është konfiskuar arma e gjuetisë, prodhim artizanal.

I dyshuari pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet për vepër penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./Indeksonline/