VV: E frikshme dhe shqetësuese refuzimi i 1/3 të votave të diasporës!

Lëvizja Vetëvendosje e sheh si shqetësuese refuzimin e një numri të madh të votave nga diaspora.

Përfaqësuesi i partisë së Albin Kurtit në KQZ, Sami Kurteshi, ka dhënë një sërë kritikash në mbledhjen e sotme.

Sipas tij, refuzimi i qindra votave është shqetësuese dhe frikësuese për procesin demokratik në vend, shkruan Indeksonline

“I kemi 131 mijë aplikues nga mërgata, prej tyre 114 mijë janë miratuar me gjitha problemet që e kanë përcjell këtë proces. E tashti del se prej tyre, 1/3 refuzohen. Mua po më shqetëson, është e kundërligjshme, pak e frikshme dhe e tmerrshme lehtësia e refuzimit të votës që është shprehje e vullnetit politik.

Ne si KQZ jemi të obliguar që ta lehtësojmë votimin dhe të gjitha procedurat me shprehjen e vullnetit politik”, ka deklaruar ai.