VV-ja: PSD janë skllevërit e vegjël të Devollëve e Batonit, me gjunjë të skuqur

0
376

Deputeti i Partisë Social Demokrate, Dadan Molliqaj ka thënë sot në Kuvend se ish partiaku i tij Glauk Konjufca ka qenë pjesë e SHIK-ut, dhe ka pasur shef Kadri Veselin.

Pas kësaj ka pasur shumë reagime nga VV-ja.

Anëtari i kësaj partie, Arbër Zaimi ka thënë se kjo paska qenë arsyeja pse PSD kur dolën nga VV-ja,  insistonin ta merrnin me vete Konjufcën, ngase kanë menduar që është pjesë e SHIK-ut, dhe do tu ndihmonte.

Ai madje i ka quajtur PSD si skllevërit e vegjël të Devollëve e Batonit, me gjunjë të skuqur.

Statusi i plotë:

Tash po kuptohet pse krejt klika bënin foto me Glaukun dhe i luteshin që të dilte nga Lëvizja e të shkonte me ta.

Ata paskan kujtuar se Glauku është shik, prandaj i qenkan lutur të shkojë me ta.

Skllevërit e vegjël të Devollëve e Batonit, me gjunjë të skuqur.