VV – LDK: Këto janë tri ministritë që Kurti kishte thënë se nuk ia jep partisë së Mustafës

Lëvizja Vetëvendosje ka dalur fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019.

Dallimi me Lidhjen Demokratike të Kosovës është më pak se 1%, kështu Albin Kurti nuk do të mund ta qeverisë i vetëm qeverinë, duhet një koalicion me një parti tjetër.

Si opsioni më i mundshëm po përmendet, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në rast që arrihet marrëveshja atëherë ministritë do të ndahen në mes këtyre partive.

Të dyjat subjektet politik, LVV dhe LDK kishin deklaruar se Qeveria e tyre nuk do të ketë më shumë se 12 ministri.

Në një emision parazgjedhor në TV Dukagjini, Albin Kurti kishte përmendur tri ministritë që do t’i qeverisë; Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Financave dhe Ministria e Drejtësisë, transmeton Ballkani.info.

VV ka qenë kritike ndaj sistemit të drejtësisë dhe Policisë së Kosovës sa ishte në opozitë, poashtu ka kritikuar orientimin financiar të buxhetit të Kosovës, duke ofruar metoda tjera për të orientuar buxhetin e Kosovës.