VV nuk arrin ta shkarkojë Aida Dërgutin

0
248
Kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje për shkarkimin e nënkryetares së Kuvendit, Aida Dërguti nga kjo pozitë nuk ka marrë bekimin e deputetëve.

Vetëm 17 deputetë kanë votuar “për” shkarkimin eDërgutit.

Ndërkaq, 26 kanë votuar “kundër” shkarkimit, kurse 48 deputetë kanë vendosur që të “abstenojnë”.