VV nuk votoi Rezolutën për mbrojtjen e “vlerave të luftës”, Gjoshi: Historia nuk do ta shlyejë kurrë turpin tuaj

Zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi, ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk votoi rezolutën për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së pasi ka kërkuar harmonizim të saj ose propozim të një rezolute të re të hartuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Gjoshi përmes një shkrimi në Facebook thotë se Albin Kurti i ka përgatitur deputetët në Kuvend që të dalin kundër rezolutës për unitet politik dhe qytetar në mbrojtje të vlerave të luftës.

Sipas tij, Albin Kurti dhe deputetët e Vetëvendosjes nuk e kanë ndjeshmërinë më të vogël përballë këtij teksti në rezolutë.

Reagimi i plotë:

A mendojshi që Shkëlzen Gashi është veç një dhe nuk ka tjetër në Vetëvendosje? pyet Gjoshi.

“Historia nuk do ta shlyjë kurrë turpin tuaj!”‘

Njoftimi i plotë:

• A mendojshi që Shkëlzen Gashi është veç një dhe nuk ka tjetër në Vetëvendosje?

• A mendojshi që deklaratat e tij kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin të rastësishme?

• A mendojshi që Albin K. nuk qëndron prapa tij dhe të gjithë atyre që e njollosin sot vlerën e kombit, UÇK-në e Madhe?

• A mendojshi që Vetëvendosje e ka përnjemend se do ta mbrojë vlerën që bartë Ushtria Çlirimtare e Kosovës?

Kushdo që ka besuar sadopak kështu – i them ta përcjellë seancën e Kuvendit të Kosovës. Në rend të ditës është një <<REZOLUTË PËR UNITETIN POLITIK E QYTETAR NË MBROJTJE TË VLERAVE TË POPULLIT TË KOSOVËS>>.

Por,

Albin K. i paska përgatitur deputetët e tij që të dalin kundër këtij teksti në mënyrën më të keqe të mundshme.

Albin K. dhe deputetët e Vetëvendosjes nuk e kanë as ndjeshmërinë më të vogël përballë këtij teksti në rezolutë.

Kaq keq, si deputetët e Albin K. dhe Vetëvendosjes, mund t’i dëgjoni duke folur vetëm në Kuvendin e Serbisë.

Historia nuk do ta shlyjë kurrë turpin tuaj!

#Mashtrues #AntiUçk