VW largon nga tregu amerikan 350 mijë vetura diesel, pamje të pa para nga “varreza masive” e tyre prej dronit (Video)

VW ka vazhduar që të largojë nga tregu amerikan plot 294 mijë vetura diesel, në një fushatë të jashtëzakonshme të blerjes prapa të këtyre veturave.

Numri total i veturave të larguara nga tregu amerikan në formën e blerjes prapa është afro 350 mijë, për një shumë prej 7.4 miliardë dollarë, njofton Autommotive News sipas një raporti të publikuar në Reuters.

Një video e fundit nga BBC News tregon vetëm një pjesë të një prej grumbullimeve masive të veturave, ku kompania gjermane i mban modelet e ndryshme të VW në shkretëtirën e Kalifornisë.

Kompania i ka shkatërruar disa prej veturave dhe të tjera ka qenë në gjendje t’i ri-shesë pas riparimeve të bëra.

Sidoqoftë, pjesa më e madhe e veturave të ri-blera të larguara nga tregu janë duke u mbajtur në 37 hapësira parkingu përreth SHBA-ve. VW pritet që një pjesë të madhe të këtyre veturave t’i riparojë dhe t’i eksportojë në vende tjera.

Prodhuesi i njohur gjerman do të vazhdojë që të blejë prapa modele diesel në gjithë SHBA-në deri në fund të vitit 2019, ndërkaq pamjet nga videot më poshtë i shfaqë një pjesë të konsiderueshme të tyre.

VW po ashtu ka grumbulluar veturat diesel në Pontiac Silverdome të Michiganit. Në vitin 2017, 69 vetura ishin vjedhur nga kjo pikë grumbullimi.

Drejtues të kompanisë gjermane besojnë se mund të ketë të ardhme për veturat diesel, sidomos në Evropë.

“Diesel do të ketë një rilindje në një të ardhme jo shumë të largët sepse njerëzit të cilët drejtuan veturat diesel dot ë kuptojnë se ishte një koncept shumë komod i vozitjes”, ka thënë drejtori ekzekuktiv i Volkswagen Group, Matthias Muller në Geneva Motor Show 2018.

Në vazhdën e asaj largimit masiv të veturave diesel nga tregu që quhet ndryshe “Dieselgate”, VW ka shtuar investimet në elektrifikimin e veturave. Veturat e para elektrike nga VW pritet të debutojnë në vitin 2020.