Werder Bremen shënon fitore të thellë, shënon Milot Rashica

Werder Bremen kanë bërë ndeshjen më të mirë të sezonit.

Skuadra ku aktivizohet edhe Milot Rashica ka shënuar fitore të thellë kundër Koln, me rezultatin 6:1, shkruan lajmi.net.

Në këtë ndeshje, Rashica e gjeti golin në minutën e 27’, gol ky që ishte i dyti për Werder.

Kosovari ishte akter edhe në golin e fundit, kur u shtua në listën e asistuesve, me Sargent që dërgoi topin në rrjetë.

Golat e tjerë për Bremen u shënuan nga Osako, Fuellkrug, Klaassen, dhe Osako.

Golin e nderit për Koln e shënoi Dominick Drexler, në minutën e 62’.

Me këtë rezultat, Werder siguron barazhin, për një kartë shtesë që të shpëtojë edhe një sezon në Bundesliga.

Koln ndërkaq me 36 pikë e mbyll sezonin në pozitën e 15-të, pa ndonjë rrezik.