
Gjitha sukseset e Werder Bremen në pjesën pranverore të sezonit, lidhen me Milot Rashicën.
Ylli i Kombëtares së Kosovës, ka qenë lojtari më në formë në pranverë në vitin 2019.
22 vjeçari ka ‘shpërthyer’ në elitën e futbollit gjerman, duke e afruar Werder Bremen afër Ligës së Evropës.
Skuadra e Werder Bremen, krejt shpresat për ndeshjen e fundit të sezonit në Bundesligë, i ka varur te Milot Rashica.
Djaloshi nga Vushtrria ka qenë i përfshirë në tetë golat e Werder Bremen në nëntë ndeshjet e fundit.