West Side Family dhe Eranda Libohova publikojnë këngën “Marinela” (video)

West Side Family dhe Eranda Libohova kanë bashkuar forcat për këngën e radhës.

Grupi shumë i dashur për publikun West Side Family, në bashkëpunim me këngëtaren Eranda Libohova kanë sjellë për publikun këngën më të re.

“Marinela” titullohet projekti më i ri muzikor dhe vjen shumë ritmik.

Muzika është krijuar nga Alban Kondi dhe Elgit Doda, ndërkohë që teksti është shkruar nga Alban Kondi.