WhatsApp do të ndaloj së funksionuari në miliona telefona

0
75

Përditësimet e reja nuk do të mbështeten nga telefonat më të vjetër.

Një përditësim i ri i WhatsApp do të bllokoj përdorimin e aplikacionit në miliona telefona që nga 1 janari 2021, shkruan “Independent”.

Për një Android apo iPhone më të vjetër, aplikacioni nuk do të mbështetet më, dhe pronari duhet të përditësoj sistemin operues të telefonit ose të blejë një telefon të ri, transmeton lajmi.net.

Çdo telefon që operon në një sistem më të vjetër se iOS 9 ose Andoid 4.0.3, nuk do të mund të qaset në aplikacion më.

Pra modelet e telefonave që vijnë para iPhone 4 nuk do mund të përdorin WhatsApp sepse këta aplikacione nuk mund të përditësohen në sistemin iOS 9.

Telefonat Android që do të humbasin qasjen në aplikacion janë gjithashtu Samsung Galaxy S2, HTC Desire dhe LG Optimus Black.

Shumica e përdoruesve të WhatsApp nuk do të preken nga ky ndryshim, disa milionë rreth botës do e humbin qasjen.

Si përmbledhje, kjo është lista e telefonave që do të humbin qasjen në aplikacion:

Apple iPhone 1-4

Samsung Galaxy S2

HTC Desire

LG Optimus Black

Motorola Droid Razr

Any Android released before 2010

Kurse këta duhet të përditësojnë sistemin operues:

Apple iPhone 4S

iPhone 5

iPhone 5S

iPhone 6

iPhone 6S

Samsung Galaxy S3 and newer

Samsung Galaxy Note

HTC Sensation

HTC Thunderbolt

LG Lucid

Motorola Droid 4

Sony Xperia Pro.