Wolves e ndal Manchester Utd, i ndajnë pikët (Video)

0
278

Wolverhampton e ka ndalur Manchester Unitedin në xhiron e dytë në Ligën Premier, pasi që ndeshja përfundoi 1 – 1.

Skuadra e Manchesterit ishte e para që kaloi të parët në epërsi me golin e shënuar nga Anthony Martial në minutën e 27-të nga asistimi që pranoi nga Marcus Rashford për 0 – 1, ku me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Ishte minuta e 55-të kur Ruben Neves e shënoi një gol të mrekullueshëm nga distanca, pas asistimit që mori nga Joao Moutinho.

Mirëpo, Manchester United e kishte shansin që ta rikthente epërsinë me penalltinë e fituar nga Paul Pogba (68’), por Rui Patricio e priti atë gjuajtjen e francezit.

Pas xhiros së dytë, skuadra nga qyteti i Manchesterit renditet në vendin e katërt me katër pikë, po aq sa ka edhe City në vendin e tretë, ndërsa Livepool dhe Arsenali ndajnë pozitën e parë me gjashtë pikë.