Xeni i kushton këngë mjekëve, sjell projektin “Infermieres sime” (VIDEO)

Shkelzen Jetishi-Xeni ka shprehur falënderimin për stafin mjekësor për luftën ndaj pandemisë Covid-19 në mënyrën më të mirë të mundshme.

Këngëtari gjakovar ka realizuar një video në Klinikën Infektive në Prishtinë dhe në oborrin e saj, së bashku me stafin mjekësor, duke kënduar një pjesë të këngës së re.

“Kënga në frymëzim i kushtohet një infermiereje, sepse ai ka qenë frymëzimi i tekstshkruesit, por në fakt ajo në njëfarë mënyre i kushtohet të gjithë juve!”, iu është drejtuar Xeni stafit mjekësor.

Kënga mban titullin “Infermieres sime” ndërsa videoklipi i këngës pritet të dalë së shpejti.

Më poshtë video e xhiruar në Klinikën Infektive në Prishtinë./Indeksonline