Xhabir Zharku qe dy ditë në grevë urie

Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, ka hyrë në grevë urie që dy ditë.

Ish-kreu i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, i cili është në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, ka hyrë në grevë urie që nga e shtuna.

Kështu ka bërë të ditur avokati i tij, Tomë Gashi, shkruan lajmi.net.

Sipas Gashit, Zharku ka hyrë në grevë urie për shkak të cilësisë së ushqimit.

Postimi i plotë i Gashit, pa ndërhyrje:

Klenti ime z.Xhabir Zharku qe nga data 23.05.20 eshte ne grev urie ne qendren e paraburgimit ne Prishtine.

Aj eshte ne greve urie per shkak te perkeqesimit te cilesis se ushqimit.

Sipas tij perveq ushqimit te dobet qe aj nuk mundet fare ta konsumoj edhe per shkak se aj eshte diabetik.

As ne kantinen qe eshte brenda burgut nuk ka fare ushqime cilesore qe mund te blihen nga te Paraburgosurit.

Greva e tij eshte senzibilizuese qe qeshtja e ushqimit ne burg te permisohet. Sot e kam vizituar dhe gjendja e tije eshte stabile, me shenja te perkeqesimit.

Mbetet diteve ne vijim qe qeshtja e kualitetit te ushqimit te shqyrtohet nga udheheqesit e qenderes se paraburgimit ne Prishtine dhe Sherbimit Korektues te Kosoves.

Zotni Xhabir zharku eshte ne paraburgim qe nga 14.12.2019.

Lini një Përgjigje