Xhaçka: Në bazën ajrore të Kuçovës radar tredimensional për realizimin e misioneve ushtarake (video)

Baza ajrore e Kuçovës do të jetë gati së shpejti, sipas projektit të hartuar nga NATO.

Projekti ka filluar vitin e kaluar dhe së shpejti do të jetë gati.

Së fundmi do të vendoset radari tredimensional dhe fokusi do të përqendrohet në dy vende, qendra e komandim kontrollit në Rinas dhe baza ajrore Farkës.

Vetë ministrja Xhaçka ka publikuar këtë risi në bazën ajrore të Kucovës, ku thekson se radari i ndërtuar në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze amerikane “Lockheed Martin” do të fuqizojë edhe më shumë Forcën Ajrore.

“Punët e mira bëhen me hapa të sigurtë”, ka thënë ajo krahas videos shoqëruese.

“Realizimi i misionit të forcave ajrore do të pëfshihen emergjenca civile si zjarre, përmbyjtje, mbështteje të trupave në luftim përmes ajrit”, kolonel Editson Zarka, zv. komandant i Forcave Ajrore.