Xhafer Tahiri: Ja pse katër drejtorëve dhe shefit të kabinetit iu lejova veturat 24 orë

0
314

Katër drejtorëve të Komunës së Vushtrrisë dhe shefit të kabinetit, iu është dhënë leje nga kryetari Xhafer Tahiri, që t’i shfrytëzojnë 24-orë automjetet zyrtare.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri tregoi për “Gazeta Blic”, pse është marrë një vendim i tillë. Ai, tha që komuna të cilën e udhëheq, në vitin 2018 ka shpenzuar 20 mijë euro më pak krahasuar me vitin 2017 për derivate dhe për mirëmbajtje të autoparkut të Komunës.

“Sipas raportit të shpenzimeve për vitin 2018, Komuna e Vushtrrisë ka shpenzuar mbi 20,000€ më pak krahasuar me vitin 2017 për derivate dhe për mirëmbajtje të autoparkut të Komunës. Për nevoja të punës së Komunës, Kryetari i Komunës ka lejuar shfrytëzimin 24-h të automjeteve zyrtare për këta zyrtar dhe këto drejtori: 1. Besim Muzaqi, nënkryetar i Komunës, 2.  Amir Haradinaj, Shef i Kabinetit 3. Drejtorisë së Urbanizmit 4. Drejtorisë së Arsimit. 5. Drejtorisë së Inspektoratit komunal 6. Kryetarit të Komunës me ligj i takon po ashtu makina zyrtare 24-h në ditë. Të gjitha këto autorizime janë ligjërisht të bazuara dhe kanë për qëllim efikasitetin në punë”, shpjegoi Tahiri.Kurse, në autorizimet që ka siguruar Gazeta Blic, drejtorët kanë të drejtë t’i shfrytëzojnë veturat zyrtare edhe gjatë ditëve të vikendit dhe po ashtu gjatë festave.