Xhaferi: Pas përfundimit të situatës së jashtëzakonshme KSHZ menjëherë duhet të fillojë me përgatitjen e zgjedhje

Shkup, 7 maj – Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sonte informoi se ka marrë ftesë për të marrë pjesë në takimin e liderëve të caktuar për më 12 maj nga kabineti i presidentit të shtetit dhe se pas përfundimit të situatës së jashtëzakonshme KSHZ menjëherë duhet të fillojë me përgatitjen e zgjedhjeve.

“Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nuk mund të kushtëzojë. Ai obligohet sipas vendimit të Kryetarit të Kuvendit, dhe në këtë rast, sipas dekretit të veprojë brenda afateve, ku ka ndaluar. Eventualisht, në lidhje me atë që Lista zgjedhore është azhurnua deri më 12 prill, kështu që do të jetë datë e re, cila do të jetë, deri në atë datë Kodi Zgjedhor, obligimet e organeve shtetërore, posaçërisht MPB-së ku është shërbimi amë kanë obligim periodik për të paraqitur raport çdo tre muaj për azhurnimin e Listës zgjedhore. Kodi Zgjedhor thotë që të gjithë qytetarët që mbushin 18 vjeç deri në ditën e zgjedhjeve duhet të jenë në Listën zgjedhore sipas detyrës zyrtare nga lista e dorëzuar nga Ministria përkatëse deri te KSHZ-ja pas shpalljes së zgjedhjeve. Pra, këtu nuk ka asnjë problem sa i përket sanksionimit të situatës”, tha Xhaferi sonte në emisionin Uin-Uin në TV Telma.

Ai sqaroi se nuk ka për obligim t’i përgjigjet nismës së parashtruar prej 35 deputetëve për të konvokimin e serishëm të Kuvendit, i cili u shpërnda që të konfirmohen vendimet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të pandemisë me Kovid-19 nga ana e presidentit Stevo Pendarovski.

“E drejta dhe kompetenca ime është qartë si kryetar i Kuvendit nëse do ta thërras ose jo seancë. Nëse mendojnë se e kam keqpërdorur funksionin tim, mund të ngrisin kallëzim penal”, tha Xhaferi.